“Jam rritur para kohe”

Taylor Swift ka pranuar dhurata të cilat janë të përshtatshme për dikë të moshës 80 vjeçare këto Krishtlindje. Ylli e cila sapo ka mbushur 23 vjet, mori dhurata të pazakonshme nga të afërmit e saj.
Në mesin e shumë dhuratave të cilat ajo gjeti nën pemën e Krishtlindjeve, Taylor mori gjithashtu edhe disa dhurata për pensioniste duke i bërë kështu një shaka për ti treguar se ajo është rritur para kohe.
“Nuk është dashur të lexojë faktin që familja ime më bleu dhurata të tilla për Krishlindje, apo jo? A i kam unë 85 vjet? Tmerr”, shkroi ajo.
Sidoqoftë, Taylor është emëruar si personazhi i famshëm më bamirës sipas web faqes DoSomething, pasi që dhuroi 2.5 milion funta për Country Music Hall of Fame./Indeksonline/