X Factor e përzë Britney Spears-in nga spektakli

“E mërzitshme” është fjala që së fundmi përshtatet më së miri me Britney Spears, pasi që pikërisht kështu po përshkruhet ajo nga producentët e X Factor. Sipas raportimeve të fundit, shefi i spektaklit Simon Cowell ka marrë përsipër ta largoj Spears nga juria e spektaklit për sezonën e ardshme pasi që ajo nuk diti të ishte zbavitëse sa duhet për spektakël.
“Britney do të marrë plaçkat. Producentët e donin në këtë spektakël këngëtaren prej shumë kohësh por nuk po funksionon”, tha një burim brenda spektaklit.
Një tjetër tha se Spears nuk do ta marrë pagesën e premtuar prej 15 milion dollarë.
“Ajo nuk mund të paguhet aq vetëm për të thënë “e mrekullueshme” dhe me zorr të duartrokasë. Simon e dëshironte Britneyn e çmendur por e morri atë të mërzitshmen”.
Në tetor Simon e pati vlerësuar shumë lartë këngëtaren. Carly Rose Sonenclar nga ekipi i saj u rendit në pozitën e dytë, përkrahë fituesit Tate Stevens. /Indeksonline/