E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kafeja e rastësishme” shkatërroj gjithçka

Ish zyrtari ndërlidhës në Beograd si përfaqësues i Republikës së Kosovës, Lulzim Peci ka rrëfyer para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme për ato dy ditë që ka kaluar si zyrtarë ndërlidhës në Beograd, dhe për përplasjet e tij me kryeministrin Hashim Thaçi. Në komision nuk është paraqitur, ministri Enver Hoxhaj.

“Pasi kam ardhur nga Beogradi me datën 17 qershor, kam shkuar në zyrën e MPJ-së, ku i kam raportuar ministrit Enver Hoxhaj për vizitat e mija në Beograd. Ai më ka tërhequr vërejtjen, lidhur me deklaratat e mia në media. Më ka thënë se paraprakisht duhet konsulta me MPJ-në. Më pastaj rreth orës 22 të natës rastësisht jam takuar në një kafene me kryeministrin Thaçi në një kafene. Edhe ai më ka tërhequr vërejtjen për deklaratën time. Më ka thënë se para se të deklarohesh duhesh të konsultohesh me Enver Hoxhajn. Pastaj më ka thënë se në këtë kohë do të duhej të ishe në Beograd, jo këtu”, tha Peci para Komisionit.

Deklarata e kryeministrit, Peci tha se e ka befasuar shumë. Andaj, nga kjo, tha se nuk e ka ditur më se më çfarë politike të çakorduar ka të bëjë.

“Ditën e nesërme dhashë dorëheqje. Para gazetarëve në Beograd kamë dalë me izen e kabinetit Thaçi. Aty nuk kam deklaruar se Kosova e Serbia mund të arrijnë marrëdhënie të plota, mbasi që Serbia ta njehë Kosovën. Këtë deklaratë e kam bërë në KlanKosova”, tha Peci.

Lulzim Peci, thotë se nuk ka mbajtur asnjë takim sekretë me Beogradin, ashtu siç thotë MPJ-ja. Ai tregojë se gjatë gjithë kohës ka qenë nën përcjelljen nga mbrojta e afërt e Policisë së Kosovës.

Sipas Pecit, MPJ-ja për aq kohë sa ai ka qenë ambasadorë në Suedi asnjëherë nuk më ka dërguar ndonjë vërejtje më shkrim, apo më gojë për punën e tij.

“Unë nuk kam pasur një listë nga MPJ-ja, se si duhet të mbajë qëndrimet e mija në Beograd”, thotë Peci, teksa i përgjigjet pyetjeve të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti.

Megjithëkëtë, anëtari i Komisionit për punë të Jashtme nga LDK-ja, Sabri Hamiti, shprehë dyshimet e veta për takimin e rastësishëm të Pecit me Thaçin në kafene.

“Më sa di unë MPJ-ja pati thënë se në do ta caktojmë ambasadorin tonë më të mirë në Beograd. Dhe sa di, ti je përzgjedh që në muajin dhjetorë. Si ndodhi që për 6 muaj të kesh kontakte të mira, dhe besueshmërinë nga ana e qeverisë, dhe në momentin e fillimit të punës të pëlcet gjithçka. Pastaj si ndodhi, që të takohesh rastësitë më kryeministrin e ministrinë në kafene dhe për një momente të prishet gjithçka. Edhe në literaturë ka rastësi, por kur ato janë të shumta nuk janë më rastësi”, ka shtuar dilemën Hamiti.

Anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së është i mendimit që deklarata publike e Pecit dhe MPJ-së kanë qenë një sjellje e keqe.

“Keni pasur sjellje të keqe ti edhe ministri. Kjo sjellje publike e deklaratave publike e dy palëve nuk është dashur të ndodhë kështu. Transparenca nuk ka nevojë të tregohet rrugëve, ajo tregohet në institucione, dhe jo gjithçka ka nevojë të thuhet rrugëve për hir të transparencës”, i tha Hamit, ish ambasadorit Lulzim Peci. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›