Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama

Tri komunat me popullsi shqiptare nën Serbi shpresojnë se qeveria e ardhshme shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e kësaj ane, për lirinë e tyre.
Shoqatat dhe intelektualët të cilën merren aktivisht me zgjidhjeve problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se, konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve Demokratike në Tiranë ndihmon çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore, raporton INA.
“Rezultatet e numërimit të deritashme të votave tregojnë se, Edi Rama do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, prandaj duke qenë njeriu i parë i Shqipërisë dhe duke pasur parasysh angazhimin dhe interesimin të vazhdueshëm të tij e të partisë socialiste në ngritjen e problemit e të kërkesave për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të shqiptareve të Kosovës Lindore, besojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdoj të angazhohet më me ngulm dhe do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e Kosovës Lindore” thuhet në deklaratën e shoqatës “Vatra” ./Indeksonline/