E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa ndau certifikata për bletarët e trajnuar

Nё vazhdën e përkrahjes sё Sektorit tё bujqёsisё nga ana e Komunës sё Prishtinës, rёndёsi e veçantë i ёshtё kushtuar nё fushën e bletarisë. Në këtë vij, të mërkurën u ndan certifikata për 33 bletarët e trajnuar.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se Komuna në vazhdimësi në këto vitet e fundit e ka përkrahur zhvillimin e bujqësisë dhe në këtë fushë komuna ka qënë shembull jo vetëm për komunat e tjera të Kosovës por edhe për Qeverinë e Kosovës.

Komuna, tha kryetari Mustafa do të vazhdoj të përkrah këtë sektor dhe brenda këtij sektori edhe sektorin e bletarisë.

Nё kёtё kontest nё periudhën kohore 2011-2012, janë përkrahur gjithsej 140 bletarë me nga dy bletë dhe pajisje bletare nё vlerë prej 80 mijë euro

Me qëllim tё thellimit tё njohurive profesionale nё fushën e bletarisë, Komuna e Prishtinës ka realizuar trajnime për bletarë nё kohëzgjatje prej tre muaj. Po ashtu brenda këtij viti pritet tё filloj edhe projekti i pёrbashkёt nё mes MAPL-sё dhe Komunës sё Prishtinës nё vlerë prej 60 mijë euro

Duke ju falënderuar kësaj përkrahje dhe asaj nё vazhdim Sektori i bletarisë ka filluar tё konsolidohet gradualisht dhe të jetë njё burim i krijimit tё tё ardhurave shtese familjare. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›