“Kënaqësitë e tradhëtisë” në Teatrin e Metropolit
TIRANË- Komedia, "Kënaqësitë e tradhtisë" do të shfaqet premierë mbrëmjen e 4 dhjetorit në sallën “Çehov” të Teatrit të Metropolit nën interpetimin e aktorëve Helidon Fino dhe Eftjona Laçka.
Vepra e autorit rus, Valentin Krasnogorov, e përkthyer nga Mehmet Xhelili, do të vijë nën konceptin regjisorial të Najada Elmazit e cila ka përzgjedhur tre histori teatrore nga cikli i pjesëve një-aktëshe që përfaqësojnë skena të ndryshme nga jeta e një çifti të dashuruarish.
Nga shtatë ciklet, aktorët do të interpretojnë: “E pasnesërmja”, “Kënaqësitë e tradhtisë bashkëshortore” dhe “Takimi i fundit”. Karakteret në tre tregimet e parë quhen "Ai" dhe "Ajo". Të dy kanë rënë në dashuri dhe janë duke u ballafaquar papritmas me nevojën për të marrë menjëherë vendime me rëndësi jetike për ta. Pashmangshmëria e këtij vendimi i tmerron aq shumë sa e çon tendosjen e nervave të tyre deri në skaj.
Pjesa fillon si një komedi e lehtë por, pas disa vërejtjesh të parëndësishme, heronjtë tanë papritmas e gjejnë veten në një situatë të dëshpëruar, pothuajse tragjike. Nyja dramatike është e lidhur në mënyrë të padukshme për shikuesit dhe karakteret vetë.
Është e vështirë të parashikohet se cili është rezultati i një historie apo i tjetrës, ato janë të paparashikueshme. Në çdo akt është një burrë dhe një grua, ndërkohë që tema që i bashkon është “kënaqësia” e tradhtisë bashkëshortore.
Autori i veprës cilësohet si mjeshtër i paradoksit. Ai krijon me shkathtësi intrigën që nga minuta e parë e veprimit dhe e mban audiencën pezull deri në fund të aktit të fundit. Shfaqja do të jepet në datat 4 dhe 5 dhjetor, ora 20:00.
(el.me/atsh/BalkanWeb)