E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje, gratë protestë para Prokurorisë: Ndëshkoni kriminelët

TIRANË- Aktiviste për të drejtat e grave kanë protestuar sot para Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar nga sistemi i drejtesisë që të ndëshkojë kriminelet.
Jemi sot këtu në nderim të jetëve të humbura, të vrara në mënyrë makabre si pasojë e dhunës në familje”,- deklaruan protestueset.

Protestueset mbanin në duar karafila të bardhë, ndërsa kanë shpërndarë para Prokurorisë mesazhe të shkruara përmes së cilave kërkohej zbardhja e disa vrasjeve, sic është ajo e Enrieta Avdylit apo Irena Selit, si dhe disa raste të tjera të shënuara si pasojë e dhunës në familje.

Përmes kësaj proteste aktivistet e shoqatave për të drejtat e grave kanë bërë apel që të bëhet më shumë për ti thënë ndal krimit në familje si dhe të ndëshkohen kriminelët.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›