E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëdhëniet e pa mbrojtura, specialistët: Sensibilizim i të rinjve

TIRANË- Specialistët e shëndetit publik vërejnë me shqetësim një ulje moshës në nisjen e aktivitetit seksual, e cila përllogaritet rreth moshës 13-vjecare. Mjekët apelojnë për edukimit të të rinjve për përdorimin e metodave bashkëkohore kontraceptive.

Kështu, një anketim i Institutit të Shëndetit Publik, në një kampion prej rreth 3 mijë nxënësish, tregoi se ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë janë gati 14%, nga të cilët rreth 7% kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual si metodë kontraceptive dhe 7% të tjerë që nuk e kanë perdorur atë. Kurse në Europë lidhur me kontaktet seksuale të adoleshentëve respektive kemi nje incidencë që luhatet nga 12% në Sllovaki, në 61% në Groenlandë.

Specilistët e shëndetit publik apelojnë për sensibilizimin e popullatës, sidomos të të rinjve për mbrojtjen e shëndetit riprodhues, i cili sipas tyre po rrezikohet vitet e fundit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›