E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, Bujar Gashi dënohet me 19 vjet burg

TIRANË- Dënohet me 19 vjet burg Bujar Gashi , i dyshuari si anëtar i Bandës së Durrësit. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë për krime të rënda, e cila e gjeti Gashin fajtor vetëm për 1 nga 4 akuzat që rëndonin ndaj tij.

Bujar Gashi u shpall fajtor me 19 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha.

Ndërkohë, që trupi gjykues me kryesues gjyqtarin Idriz Mulkurti e shpalli të pafajshëm për veprat penale të “Pjesmarrjes në organizatë kriminale”, “Kryerejes së krimeve nga organizata kriminale”, si dhe veprën penale për mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Bujar Gashi është gjykuar në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e të akuzuarve si anëtarë të bandës kriminale, për shkak se u arrestua më vonë në kohë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›