Daçiq: Do të vazhdojmë të financojmë serbët në Kosovë

Kryeministri serb Ivica Daçiq, në një intervistë për të përditshmen serbe Kurir ka thënë se Qeveria e tij do të vazhdojë të financojë institucionet serbe në Kosovë.
Daçiqi ka theksuar se serbët do të kenë mbrojtjen e plotë të sigurisë, “që do të thotë se ushtria dhe policia e Kosovës nuk do të lejohen të futen në veri”.
“Policia do të përbëhet nga serbët dhe serbët do ta kenë komandantin e tyre. Në fakt, në këtë fushë asgjë nuk do të ndryshojë, përveç se serbët do të kenë bashkësinë e tyre në veri”, ka shtuar Daçiq./Indeksonline/