Përfundon protesta e serbëve

(E plotësuar) Ka përfundur protesta e serbëve të veriut, të cilët e kanë kundërshtuar arritjen e marrveshjës Kosovë-Serbi.
Kryetari paralel i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se qeveria ka tregtuar për punën e datës dhe e ka hequr Serbinë nga Kosova dhe Metohia.
Ndërsa Kerctimir Pantiq, kryetari ilegal i Mitrovicës veriore, ka mbajtur një fjalim ku më së shumti ra në vesh fjalia e tij: “do të japim çdo gjë nga vetja jonë që fitorja të jetë e jona”.
Në protestë ka pasur një numër të madh të qytetarëve serb./Indeksonline/
---
Para pak çastesh ka filluar protesta e serbëve në veri. Tani organizatorët e kësaj proteste janë duke e mbajtur një fjalim për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur./Indeksonline/
---
Serbët kanë filluar të tubohen në sheshin “Shmuadia”. Besim Hoti, zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar për Indeksonline se, për të përcjellë mbarëvajtjen e kësaj protestë janë duke u përkujdesur zyrtarët e Policisë së Kosovës.
---
Në afishet e vendosura nëpër veri thuhet se, nën oraganizimin e komunës veriore të Kosovës e Metohisë, do të organizohet protestë e popullit serb.
"Veriu i Kosovës e Metohisë mbetet nën Serbi", thuhet në afishe. Protesta do të mbahet sot në sheshin “Shumadia” në veri të Mitrovicës./Indeksonline/
---
Protesta është paralajmëruar të mbahet rreth orës 12:00.
---
Serbët e veriut të Mitrovicës, në këto momente janë duke u përgatitur për të mbajtur një protestë kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./Indeksonline/