KE rekomandon fillimin e negociatave me Kosovën për MSA

Komisioni Evropian sapo miratoi rekomandimin për vendet anëtare për të filluar negociatat për Marrëveshjen e stabilizim asocimit për Kosovën, shkruan në rrjetin Twitter, komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.
Këtë lajm e konfirmoi po ashtu përmes rrjetit Twitter edhe ministrja e Kosovës për Integrime Europiane, Vlora Çitaku. “Komisioni i propozon Këshillit Europian që të hapë negociatat për MSA-në me Kosovën! Hap i parë në këtë udhëtim të bukur! Faleminderit”, shkruan ajo.
Kuvendi i Kosovës mbrëmë miratoi Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, që ishte një nga kushtet për të marrë rekomandimin për fillimin e negociatave për MSA-së./Indeksonline/