“Kosova” kusht për Serbinë në BE
PRISHTNE- Ish i dërguari i Bashkimit Europian për statusin e Kosovës, Ambasadori Wolfgang Ischinger, tha se ka shumë gjasa që brenda këtij viti, Serbisë t’i bëhet e qartë se anëtarësimi i saj në BE është i kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën. Ischinger theksoi se autoritetet serbe janë të njohura me këtë kushtëzim dhe nënvizoi se ka një pranim të përgjithshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës në procesin e avancimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë. (e.n/BBC/BalkanWeb)