E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr në autobus, vritet 37 vjecari

TIRANE- Vrasje me thikë në Tiranë. Një 37 vjecar është qëlluar në afërsi të lagjes “21 Dhjetori” rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Mësohet se 37 vjecari Arben Goga kishte pasur një zënkë në autobusin e linjës Ndroq-Tiranë, me 42-vjecarin Nezir Malliku për shtyrjet mes pasagjerëve. Ky sherr banal nuk ka mbetur me aq. Nezir Malliku, i dyshuari kryesor i krimit e ka vazhduar zënkën edhe jashtë autobusit, duke e goditur me thikë 37-vjecarin Goga. Goditja ka qënë fatale për Gogën, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.Ndërkohë policia e Tiranës e ka arrestuar shtëtasin Nezir Malliku, ndërsa konfirmohet që si shkak i vrasjes të ketë qënë sherri për shtyrje në autobus.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›