Fansja 47-vjeçe e “One Direction”, 20 tatuazhe si djemtë e grupit
LONDER - Britanikja 47-vjeçare Jayne Bailey është ndoshta një ndër fanset më të flakta të grupit “One Direction”. Fiksimin për muzikantët e rinj ajo e dëshmon përmes 20 tatuazheve të saj, të cilat janë të ngjashme me ato që kanë djemtë e grupit.
Bailey, e cila ka një vajzë 13-vjeçare (po ashtu fanse e “One Direction”), deri tani ka shpenzuar mbi 400 euro për realizimin e tatuazheve dhe nuk ndërmend të ndalet.
“Më pëlqen grupi. Mendoj se janë të shkëlqyer dhe kjo është diçka që unë dhe vajza ime mund ta bëjmë bashkë. Njerëzit më shikojnë me habi, por jam mësuar. Jam mjaft e pjekur për të ditur nëse dua të bëj një tatuazh ose jo. Edhe më herët kam bërë tatuazhe. Do të doja të bëj edhe tatuazhe të tjera, por aktualisht nuk kam para”, - ka thënë Jayne.
Deri tani 47-vjeçarja ka takuar vetëm njërin nga anëtarët e grupit anglezo-irlandez dhe ia ka marrë autografin në një kartëmonedhë 10 funtëshe dhe në bluzë. Po ashtu, i ka ndodhur që të bëjë kamping për dy netë rresht, për të siguruar bileta për pjesëmarrjen në një koncert të tyre.
(er.nu/BalkanWeb)