E Diel, 1 Nëntor 2026

“Medicus”, Marty pritet të dëshmojë më 18 qershor

PRISHTINE - Ish-senatori zviceran, Dick Marty, do të japë dëshminë e tij për rastin “Medicus” më 18 qershor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Kryetari i trupit gjykues, Arkadiush Sadek, ka thënë se ende nuk e di nëse Dick Marty do të vijë personalisht në Kosovë për të dëshmuar apo këtë do ta bëjë nëpërmjet ndonjë video lidhjeje.

Mbrojtja është e bindur se Marty nuk do të vijë fare në Kosovë dhe as që do të dëshmojë në këtë rast. Prokurori Jonatan Ratel ka propozuar edhe dy dëshmitarë të tjerë në këtë proces. Ai ka thënë se në mungesë të doktor Stojevit, i cili kishte hartuar raportin për ato që ishin gjetur në Klinikën “Medicus”, do të dëshmojë shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në EULEX, Alan Robinson, raporton KTV.

Gjithashtu Rateli ka ftuar si dëshmitar edhe ekspertin italian Cristian Jugoveri, i cili do të flasë për ekspertizën e disa e-maileve.

Megjithatë, mbrojtja ka kundërshtuar thirrjen e dëshmitarëve të rinj, sidomos të ekspertëve të EULEX-it, sepse, sipas tyre, janë të njëanshëm.

(er.nu/ktv/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›