E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mosha dixhitale” Berisha: Internet në cdo familje

TIRANE- Projekti i qeverisë “mosha dixhitale e vendit” nga internet në cdo shkollë shtrihet në internet për cdo familje. Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha ka njoftuar ngritjen e Fondit Kombëtar të Shqipërisë dixhitale , por edhe vendimin për të trefishuar pranimet e studentëve në degën e informatikës.

“Internet për cdo familje shqiptare. Kur 4 vite më parë unë shpalla nismën “Internet për cdo shkollë” , tani nuk flas më për cdo shkollë flas për cdo shtëpi. Internet shumë të shpejtë nga 2 mega bajt në 100 mega bajt në sekondë” u shpreh kryeministri Berisha.

Berisha kërkoi që viti i ri shkollor në degën e IT-së duhet të fillojë me një kurikul të re të mirëstudiuar. Për këtë, kreu i qeverisë kërkoi hapjen e tenderit për tu punësuar ekspertë dhe profesorë të huaj për të përballur të gjitha nevojat.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›