BSH: Ekonomia ne renie, efektet do ndihen te qytetaret
TIRANE- Gjatë një conference për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar se institucioni që ai drejton nuk do të ndryshojë normën bazë të interesit. Kjo deklaratë bëhet pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili pasi vlerësoi zhvillimet e fundit në ekonominë vendase dhe të jashtme, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për kredinë. Edhe pse vërehet frenim në aktivitetet ekonomike, edhe pse ka rënie të importeve dhe borxhi publik është rritur, norma bazë e interesit vazhdon të mbetet 5.25 %, sipas guvernatorit Fullani.
“Norma bazë e interesit do të mbetet 5.25 %. Ka frenim të aktivitetit ekonomik dhe rënie të importeve. Borxhi publik është rritur si pasojë e rritjes së shpenzimeve” – thekson Fullani.
Guvernatori Fullani ka bërë një panoramë të situatës ekonomike duke sqaruar se ka përmirësim në treguesit monetarë për tre muajt e 2010, ndërsa në lidhje me kreditimin kreu i BSH ka deklaruar se kushtet e kreditimit janë shtërnguar.“Treguesit monetarë janë përmirësuar në 3 muajt e 2010. Ndërsa kushtet e kreditimit janë shtërnguar. Përgjithësisht mbizotëron kredia në lekë” – deklaroi kreu i BSH.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i ka bërë thirrje bankave të lehtësojnë kushtet e kredimarrjes si dhe të tregohen më largpamës duke marrë rol nxitës në ekonomi“Të lehtësohen kushtet e kredimarrjes dhe rol këtu duhet të luajnë bankat, sistemi bankar të tregohet më largpamës duke marrë rol nxitës në ekonomi” – u shpreh Fullani, duke theksuar se tkurrja e kreditimit është një problem global.
Gjatë fjalës së tij, kreu i BSH pranoi që inflacioni më muajin shkurt arriti në kuotën 4.4 % duke tejkaluar kështu normën, por sipas tij kjo rritje e inflacionit do të ketë veprim afatshkurtër. Guvernatori i BSH i bëri thirrje bankave dhe bizneseve të bashkëpunojnë. “Inflacioni tejkaloi normën duke arritur në 4.4 % në muajin shkurt por ky është një veprim afatshkurtër dhe BSH do veprojë sipas ecurisë së treguesve. Mbikëqyrja e bankave nga ana e BSH do të sjellë më shumë stabilitet, edhe pse duhet të rritet nga ana tjetër bashkëpunimi mes biznesit dhe bankave” – nënvizoi ai.
(m.a/BalkanWeb)