E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi kundër Xhafajt per emrat e komisionereve

TIRANE- Kuvendi i cilëson të pavërteta dhe të papërshtatshme deklaratat e deputetit socialist Fatmir Xhafa bërë një ditë më parë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo“.

Xhafaj publikoi dje dokumenta që sipas tij faktojnë se kryeparlamentarja Topalli ka thyer cdo rregull duke u bërë me dije institucioneve ndërkombëtare emrat e 8 deputetëve në përbërje të komisionit hetimor parlamentar, të cilët sipas tij nuk janë bërë të ditur në seancë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të publikuar sot në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, zyra e shtypit sqaron

“Lidhur me deklarat e pavërteta dhe të papërshtatshme të zotit Fatmir Xhafaj, i bëjmë të ditur opinionit publik, që ka ndjekur në transmetim direkt seancën plenare të datës 19/03/2010, se Kryetarja e Kuvendit i ka lexuar gjatë seancës plenare emrat e sjellë nga grupi i mazhorancës për anëtarë të Komisionit hetimor për zgjedhjet, dhe jo siç thotë zoti Xhafaj se, emrat janë shtuar pas seancës. “

Më tej njoftimi për shtyp vazhdon duke i bërë thirrje deputetit socialist dhe vetë kryetarit të tyre, Edi Rama “të vijnë të marrin të gjitha kasetat filmike të seancës, ku Kryetarja e Kuvendit ka lexuar Vendimin së bashku me emrat. “

Në fund të njoftimit zyra e shtypit i kërkon “deputetit Xhafa të kërkojë ndjesë të thellë Kryetares së Kuvendit për gënjeshtrën dhe shpifjen e bërë dje, gjatë një emisioni televiziv.”
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›