Amnisty International: 1 në 3 gra dhunohet në Shqipëri
LONDER- Aministy International bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa të mëtejshme për të mbrojtur gruan nga dhuna në familje, duke zbatuar ligjin kundër dhunës në familje, që hyri në fuqi në 2007.
AI është një lëvizje globale me qendër në Londër. Ajo ka 2.8 milionë mbështetës, anëtarë dhe aktivistë në më shumë se 150 shtete të cilët bëjnë fushatë për ti dhënë fund dhunës dhe abuzime të të drejtave të njeriut.
Nga një raport “Ending domestic violence in Albania: The next steps” ( T’i japësh fund dhunës në familje, hapi tjetër) , i cili është publikuar sot, AI mirëpret progresin që është bërë që në implementim e ligjit por gjithashtu bën thirrje për dënim të veprës penale për të siguruar që ajo trajtohet në të njëjtën mënyrë si sulmet e tjera të dhunshme.
“ Më shumë gra kanë denoncuar dhunën e tyre familjare të autoritetet dhe qindra gra kanë aplikuar për mbrojtje, sic e kërkon ligji”- deklaroi Sian Jones, eksperte e Amnesty International në Shqipëri.
“Sidoqoftë autorietet duhet të marrin masa të mëtejshme konkrete për të siguruar zbatimin korrekt të ligjit”
Gati një në tre gra shqiptare janë viktima të dhunës në familje, sidoqoftë shumë raste mbeten të paraportuara për shkak të frikës dhe paragjykimeve. Diskutimi i cështjes mbetet tabu sidomos në zonat rurale.
Amnisty International përmend historinë e Lulit, një grua nga qyteti i Durrësit e cila në gusht të 2009, kërkoi mbrojtje nga policia pasi bashkëshorti i saj e nxorri nga shtëpia së bashku me fëmijën e saj. Gjatë tre viteve martesë, shpesh bashkëshorti e rrihte kur ishte në gjendje të dehur. E ëma refuzoi ta merrte në shtëpi vajzën, kështu Luli kaloi tre ditë në spital dhe më pas iu gjet një strehë në një qytet tjetër.
“Gratë duhet të denoncojnë dhunën. Ata nuk duhet të jetojnë me të dhe nuk duhet të lejojnë askënd ta zhvlerësojnë” ka thënë për Amnesty International 26 vjecarja nga qyteti i Durrësit.
Aminsty vëren se që me hyrjen në fuqi të ligjit kundër dhunës në familjen, më 1 qershor 2007, ka pasur rritje të konsiderueshme të raportimeve për dhunën në familje.
"Në 2007 në policia shqiptare kishte regjistruar 274 raste të dhunës në familje. Ndërsa mes muajit janar- shtator 2009, janë raportuar rreth 993 raste. Më shumë se 1000 gra në të gjithë Shqipërinë kanë aplikuar në gjykatë për të kërkuar mbrojtje ndaj dhunës së partnerit."- thuhet ne njoftimin per shtyp te kesaj organizate.
Amnisty vëren se, megjithatë shumë gra kanë tërhequr peticionin e tyre pasi i është bërë presion nga familjarët, apo për shkak të varësisë së tyre ekonomike, apo mungesës së besimit se policia do ti ofronte mbrojtje adekuate .
AI i bën thirrje autoriteteve shqiptare të përmirësojnë procedurat dhe të rrisin sigurinë se policia, prokuroria dhe gjykatat do të zbatojnë me efektivitet urdhrat e mbrojtes.
Raporti vëren se “policia shpesh është një burim i pamjaftueshëm dhe jo gjithmonë janë të trajnuar për të mbrotjur ndaj dhunës. Gjyqtarët shpesh ngurrojnë të urdhërojnë largimin e partnerit abuziv nga shtëpia ku banon familja e dhunuar. Mungesa e strehimit, punësimit dhe të ardhurat e pakta do të thotë se kushdo që largohet nga shtëpia shpesh mund ta gjejë veten të pastrehë.
“Viktimat e dhunës nuk mbështeten (lihen në baltë) nga autoritetet për shkak të mungesës së koordinimit të veprimeve nga autoritetet. Shpesh ato nuk mund të gjejnë strehim apo të marrin trajtimin e duhur mjekësor, social dhe strehimin adekuat” deklaron Sian Jones.
“Për më tepër autoritetet duhet të kenë kujdes për gratë dhe vajzat që përballen me diskriminimin arsimor dhe punësimin e tyre, cka do të privonte ato nga pavarësia ekonomike.
Amnisty rekomandon
Aminsty i bën thirrje autoriteteve shqiptare
- Të implementojnë në kodin penal amendamentet për dënimin e dhunës në familje, duke përfshirë dhe abuzimet sistematike psikologjike dhe ekonomike.
- Të heqë përgjegjësitë nga viktimat e dhunës dhe të nisë ndjekje penale në rastet e “lëndimeve të lehta trupore”
- Të forcojë ligjin mbi urdhwresat mbrojtese ne lidhje me dhunimet.
-Të sigurojë se ministria e Brendshme dhe ministria e Drejtësisë të bashkëpunojnë në kompilimin e statistikave.
- Të përmirësojë procedurat dhe të vazhdojë trajnimin e policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të siguruar efektivitet në zbatimin e urdhrave për mbrojtje.
-Të garantojë ndihmë ligjore falas për viktimat e dhunës familjare
-Të ndërmarrë studime mbi tërheqjen e ankesave penale dhe kërkesave për urdhra mbrojtjeje.
Amnisty thirrje KE
Amnisty International i bën thirrje Komisionit Europian
- Të monitorojë masat e marra nga Shqipëria për tëparandaluar dhunën familjare, për të mbrojtur gruan dhe të dënohet ajo.
- Të mbështesë financiarisht ndërtimin e strehave për gratë viktima dhe të mbështesë strehimin e tyre për një kohë të gjatë.
- Të asistojë në zhvillimin e programit për të siguruar pavarësi ekonomike për to gjithë gratë, duke përfshirë këtu dhe viktimat e dhunës familjare.
-Të asistojë autoritetet në implementimin e Strategjisë kombëtare për barazinë gjinore, zhdukjen e dhunës në familje dhe në plan veprimin kundër kësaj dhune.
(BalkanWeb)