E Diel, 1 Nëntor 2026

ldquoNr 29 sjell ccedillirimin nga rrenimirdquo

23 qershori nuk është garë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, as mes PS dhe PD, por, në besimin e kreut të opozitës, është data historike e kthesës së madhe të këtij vendi, siç e cilësoi ai në mitingun në qytetin e Burrelit, ku dallimi - tha ai - është i qartë.

“Ose me katranjosësin, pwr ta katranosur pastaj fare me katragjyshin, ose me numrin e bekuar 29, që do të çlirojë nga rrënimi i tranzicionit”, tha Rama. Edi Rama tha se, e ka të qartë se si do të realizojë misionin e ndërmarrë. “Duke rilindur fshatin do të ndërtojmë këtu vendin tonë, një vend që se meriton urinë në mes të Europës. Do ulim taksat për 95% të shqiptarëve dhe nga ulja e taksave do Zgjedhjet 2013Karta e nacionalizmit në zgjedhje “Fitorja është te numri 44” Fushata për zgjedhjet të përfitojë çdo shqiptar i punësuar, që merr nga 300 deri në 1,5 milionë lek të vjetra, si dhe një rrogë në fund të vitit”, u shpreh Rama. Kryetari i opozitës argumentoi se do të hapë 300 mijë vende të reja pune, pasi bëri këtë sondazh të thjeshtë. “A mund ta ngrejë dorën kush është i papunë? Ju jeni të papunë, sepse duhet hequr nga puna një kryeministër, që duhet dhe do të pushohet nga puna në 23 qershor”, tha Rama. Por, pas 22 vitesh demokraci, ku - siç pohoi Edi Rama - është e turpshme që bëhen ende premtime elektorale qesharake, ai u vendos në pozitat e atyre që pyesin, a ia vlen apo jo të votosh? “Sigurisht që ia vlen! Kush do një fat më të mirë, ka një adresë: numri 29 në fletën e votimit”, theksoi Rama. Kreu i opozitës ftoi qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, për të bërë më të fortë atë që quan, dita për ndryshimin e historisë së shqiptarëve përmes Rilindjes. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›