E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Peng” tenderi policia mbetet pa uniforma

TIRANE- Policia e Shtetit mbetet pa unioformë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë mësohet t’i ketë dërguar një kërkesë drejtoritë të qarqeve për të dërguar të gjitha uniformat që mund të kenë mbetur në depot në rrethe që “të paktën të kenë një paraqitje të rregullt” për uniformat e punonjësve të policisë në Tiranë.

Shkak është bërë ndalimi i prodhimit të uniformave prej vitit 2007, veç disa rastesh prodhimi të pjesshme kryesisht në këmisha në vitin 2008. Në magazina uniformat thuajse kanë mbaruar. Prej dy vjetësh Policia e Shtetit nuk po mundet të organizojë tenderin për prodhimin e uniformave të reja, ndërsa uniforma ekzistuese nuk po blenë më prej 3-4 vjetësh. Bëhet fjalë për të njëjtën uniformë që mban aktualisht Policia e Shtetit, dhe që pakush e di që është e jashtëligjshme.
Prej janarit vitit 2009, me Vendim të Këshillit të Ministrave, uniforma aktuale e policisë e miratuar në vitin 2004, është nxjerrë e paligjshme. Policia e Shtetit ka miratuar po në vitin 2009 një uniformë të re që njihet si “uniforma italiane”, për shkak të ngjashmërisë me uniformat e fqinjit perëndimor.

Uniformat e reja u prezantuan në një “paradë” manekinësh në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në fundin e vitit 2008, fillimin e vitit 2009. Prej asaj dite, Policia e Shtetit nuk ka mundur të organizojë një tender të rregullt për prodhimin e tyre. Tenderi i zhvilluar në vitin 2009 u anulua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, për shkak të shkeljeve dhe tendencave për të përzgjedhjen e materialeve me çmime të lira për ndërtimin e uniformës së re të policisë.

Tenderi u planifikua për pranverën e vitit 2010, por që sipas burimeve nuk është zhvilluar dhe për këtë nuk ka ndonjë motiv të mirëfilltë.
(per me teper lexoni Gazeta Shqiptare)
(e.n/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›