Vdesin gjatë punës 2 elektricistë, ranë në kontakt me rrymën
TIRANE- Kontakti me rrymën elektrike ka qenë fatale sot për dy elektricistë në Tiranë e Durrës. Një 33-vjecar humbi jetën sot në Tiranë, si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ndodhi gjatë mesditës, kur 33-vjecari Altion Resa me profesion elektricist, po riparonte një defekt në një lokal pranë maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”. Me të marrë sinjalizim për ngjarjen, blutë e Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Sipas hetimeve paraprake mësohet se 33-vjecari Resa po riparonte një defekt në qarkun elektrik të lokalit ku gjeti edhe vdekjen pas kontaktit me rrymën. Edhe pse i riu u dërgua në urgjencën e Maternitetit për t’iu dhënë ndihma e parë nga mjekët, si vendi më i afërt me ngjarjen, 33 vjecari nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkaq një tjetër elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në një fshat të Durrësit. Burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 42-vjecarin Xhavit Cota.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hardhishtë, kur Cota punonte për instalimin elektrik në një banesë. Sipas policisë, 42 vjecari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike nga ku ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
(e.n/BalkanWeb)