E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për bombë në QTU, Policia: Rezultoi fals

TIRANË-  Një alarm për bombë në Qendrën Tregtare Univers në autostradën Tiranë- Durrës ka detyruar forcat e policisë së kryeqytetit të evakuojnë punonjësit e kësaj qendre dhe klientët që ndodheshin aty.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 ndërsa pas rreth 2 orësh policia kontrolloi me mjete të specializuara të gjithë hapësirën e Qendrës Tregtare, nga parkingu deri tek pikat e shitjes së kësaj qendre nga ku rezultoi se alarmi ishte fals.

Burime nga policia bëjnë të ditur se puna në Qendrën Tregtare ka nisur normalisht ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve të telefonatës anonime. 

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›