Policia sekuestron 220 kg drogë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 220 kg kanabis sot në orët e parë të mëngjesit, ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e lëndës narkotike. Droga, sipas policisë transportohej nga Lazarati në drejtim të Italisë.
Rreth orës 01.50 , Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, mësohet se kanë konstatuar se në aksin rrugor Kordhocë –Gjirokastër po lëvizte me shpejtësi një automjet tip Benz me targa false GJ 4868A, dhe xhamat i kishte të zinj (të riveshur), siç sqaron policia.
Sapo drejtuesi i automjetit ka konstatuar se po ndiqej nga punonjësit e policisë, të cilat i kanë dalë para, ka ndërruar rrugë në drejtim të Gjirokastrës duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që tentuan ta ndalonin. Duke përfituar edhe nga errësira, drejtuesi i automjetit, ka arritur të fshihet në lagjet e Gjirokastrës, duke braktisur dhe automjetin, brenda të cilit u gjet lënda narkotike./Indeksonline/