Egjipt: VM thotë se është miratuar Kushtetuta e Re

Partia Vëllazëria Myslimane (VM) në Egjipt i ka publikuar rezultatet preliminare të cilat tregojnë se në rundin e dytë të referendumit, që u mbajt dje, është miratuar Kushtetua e Re e këtij vendi.
Vëllazëria Myslimane thotë se më se 70% të votuesve në rundin e dytë ishin në favor të Kushtetutës së Re.
Liderë nga Fronti për Shpëtim Kombëtar në opozitë kanë pranuar se, me gjasë, Kushtetua është miratuar në referendum.
Në rundin e parë, më 15 Dhjetor, në favor të Kushtetutës së Re votuan afro 57%.
Rezultatet zyrtare priten të shpallen pas disa ditëve.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, tha se miratimi i Kushtetutës është esencial për tranzicionin e këtij vendi kah demokracia, por disa nga kundërshtarët e Morsit theksojnë se ky dokument nuk parasheh të drejta përkatëse për femra dhe minoritete. /Indeksolnine/