E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Presidenti”, Sot ritakimi Berisha-Rama, i pranishëm edhe Meta

TIRANË- Një ditë para raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit, qarqet mediatike flasin për një ritakim mes kreut te maxhorancës Sali berisha dhe kryesocialistit Edi rama. Lajmi ende nuk është konfirmuar nga burimet e afërta të dy lidërve, por si Berisha edhe Rama kanë lënë të hapura mundësitë e arritjes së konsensusit. Ndërkohë, takimi mund të ndodhë gjatë pasditës, pasi zyra e kryeministrisë ka njoftuar se në orën 11:00 kreu i qeverise, Sali Berisha do të jetë në Prizren, ku do te marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. 

Ndërkohë, gazeta Panorama shkruan sot se në takim, krahas krerëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruci e Astrit Patozi, të cilit do të shoqërojnë në takim Ramën e Berishën, do të jetë i pranishëm edhe kreu i LSI, Ilir Meta. Po sipas gazetës, takimi pritet të zhvillohet rreth orës 19:00 në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, ku më herët kreu i maxhorancës do të ulë në tryezë aleatët e tij të koalicionit qeverisës. Mësohet gjithashtu se Berisha do të konsultohet në telefon me kreun e PR, Fatmir Mediu, për shkak të vizites së këtij të fundit në Itali, ndërsa në tryezë kjo force politike do të përfaqesohet me Neritan Alibalin.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Rama: Berisha hape dritën e tunelit për Presidentin. Presim ftesa për dialog ‘Presidenti’, Meta: Të dielën pritet takimi tjetër Rama-Berisha Tërhiqet Zaganjori, Rama: Hapet konsensusi, PD: Presidentin me aleatët Presidenti, dështojnë 3 raundet e para. Raundi i katërt më 11 qershor

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›