Francë, sot raundi i zgjedhjeve presidenciale
FRANCË- Sot në Francë, raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare, ku sipas sondazheve pritet një fitore e socialistëve dhe aleatëve të saj, cka do ti hapte rrugën një maxhorance absolute dhe do të lejonte presidentin Hollande të conte përpara miratimin e ligjeve pa u penguar nga opozita. Pak ditë më parë Hollande u bëri thirrje votuesve të majtë që të dalin masivisht për të votuar në raundin e parë të së dielës.
Sipas një sondazhi të realizuar ditët e fundit, socialistët dhe partitë e vogla aleate mund të fitojnë deri në 320 vende në parlament, duke kaluar kështu pragun e 289 vendeve të nevojshme për të pasur shumicën absolute. Ndërkohë e djathta, përfshirë edhe partine e ish-presidentit Sarkozi pritet të fitojë mes 209 dhe 247 vende në parlament, gjithnjë sipas sondazheve. Ndërsa, Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme pritet të rikthehet në parlament për herë të parë që pas viteve 1980, me katër vende.
(e.m/News24/BalkanWeb)