“Princeshë Diana ishte e izoluar dhe mosbesuese”

Naomi Watts, është një nga aktoret më të guximshme por, është një rol që ajo mendon se mund ta nxjerr më të mirën e saj.
44 vjeçarja, do të luaj rolin e princeshës, Diana dhe gjersa ajo ka folur për presionin e të portretizuarit të princeshës tragjike,vjen një moment kur ajo e kupton atë më mirë.
Naomi, të cilën së fundmi e gjejmë në ballinën e revistën, “Vogue” ka thënë se roli i princeshës Diane është ai i një “gruaje të komplikuar” por, ajo disi e gjen veten tek ky rol.
'Unë gjithmonë jam e interesuar në gra të komplikuara, në gra që janë përplot me kotradita, të vullnetshme, të suksesshme, e të vetmuara. Diana ishte një nënë e mrekullueshme, e cila bëri shumë gjëra kundër AIDS-it. Por ajo ishte e izoluar dhe mosbesuese, duke pasur një jetë të jashtëzakonshme përplot me tragjedi, ku edhe përfundoi në një mënyrë tragjike”, ka thënë aktorja./Indeksonline/