“Psikopati” Pirs: Gati të drejtoj Anglinë në Europian
LONDER-Anglia është ende pa një trajner të parë, pas largimit të Fabio Kapelos, por Stjuart Pirs ka shprehur gatishmërinë e tij për të drejtuar “Tre Luanët” edhe në kampionatin europian të vitit të ardhshëm. I ashtuquajturi “Psikopati” në kohën kur luante futboll, do të drejtojë kombëtaren britanike në Lojrat Olimpike që do të mbahen këtë vit në Londër, por pankina e kombëtares në Europian duket akoma më joshëse. Ish-lojtari i Mançester Sitit është lënë në krye të kombëtares derisa Federata ta gjejë një pasues për Kapelon, që dha dorëheqjen gati tre javë më parë. “Unë kam eksperiencën e nevojshme, - deklaroi Pirs, vetëm pak ditë para grumbullimit për miqësoren kundër Holandës. - Nëse do të kenë nevojë për mua që të drejtoj kombëtaren në verë, do ta bëj me kënaqësi. Por, ky është një vendim që i takon padyshim Federatës. Ata a dinë mjaft mirë se ku jam dhe çfarë dua të bëj”, shtoi anglezi. Pikërisht për miqësoren me Holandën, Pirs ka pranuar se nuk e ka vendosur ende se kush do ta mbajë shiritin e kapitenit që iu hoq Xhon Territ, i akuzuar për racizëm. Kandidati kryesor është Stiven Xherard i Liverpulit. “Do të vëzhgoj dinamikën e grupit pak para ndeshjes. Xherard? Është e rëndësishme ai që ai rikthehet para Europianit”, tha Pirs.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)