Rumenige konfirmon Roben: Do të qëndrojë me ne
TIRANE-Karl-Hainz Rumenige ka hedhur poshtë zërat se Arjen Roben do të largohet në fund të sezonit, duke qenë se bavarezët blenë Xherdan Shaqirin nga Bazeli. Sipas tij, Roben do të zgjasë kontratën me gjigandët gjermanë. “Nuk jam pesimist për rinovimin, do ta gjejmë një zgjidhje, - tha Rumenige. – Ne duam që Arjen të qëndrojë me ne dhe mesa di edhe ai kërkon të rrijë te Bajerni. Të luash në këtë skuadër do të thotë të jesh përherë në qendër të vëmendjes mediatike dhe është normale të pësosh kritika”, shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)