“Reuters” reportazh për helmimin në Ballsh: 500 persona në spital
TIRANE- Agjencia prestigjoze “Reuters” i ka kushtuar sot një hapësirë të vecantë ngjarjes në qytetin e Ballshit ku qindra persona janë shtruar në spital për shkak të helmimit nga uji i pijshëm. Sic shkruhet në reportazhin e Reuters, më shumë se 500 persona janë shtruar në spitalin e Ballshit pasi janë diagnostikuar me simptomat e helmimit. Që prej shpërthimit të epidemisë që ka alarmuar sektorin shëndetësor, në qytetin e vogël të Ballshit kanë vërshuar me qindra persona për të kërkuar trajtim mjekësor ndërsa shumë prej tyre u janë drejtuar spitaleve në qytete të tjera të vendit.
Doktorët thonë se banorët e prekur vuajnë nga simptomat që lidhen me hel,mimin, si dhimbje stomaku dhe diarre.
“Reuters” shkruan se autoritetet shëndetësore kanë dalë me një deklaratë zyrtare duke thënë se shkaku i infeksionit është uji i pijshëm.
Mediat lokale thonë se ujërat e zeza janë përzjerë me ujin e pijshëm ndërsa kryebashkiaku i Ballshit ka urdhëruar dyfishimin e masës së klorit në ujin e pijshëm. Banorët thonë se tashmë nuk po përdorin më ujin e pijshëm të cesmës nga frika e helmimit , duke gjetur si zgjidhjen e vetme blerjen e tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)