Bramerz: Mlladiç ndodhet në Serbi
BEOGRAD- Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ka ngritur një aktpadi të re ndaj Ratko Mlladiçit, në përpjekje që të shpejtohet gjykimi i tij në rast se arrestohet, deklaron media serbe B92.
Deklarata e kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës, Serzh Bramerz, u bë gjatë vizitës që ai po zhvillon në Beograd. Bramerz theksoi se aktpadia e re përmban 11 akuza, mes të cilave dhe ato për genocid e krime lufte. Në aktpadinë e vitit 2002 ishin gjithsej 15 akuza ndaj Mlladiçit.
Mlladic është ende në arrati, që prej luftës së viteve ’90-të. Bramerz deklaroi se është “optimist i përmbajtur” rreth arrestimit të tij. “Ende nuk kam ndonjë arsye që të besoj se ai është jashtë Serbisë”, tha Bramerz. Kryeprokurori i Hagës do të dorëzojë deri në mesin e muajit qershor raportin e rradhës për Këshillin e Sigurimit lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Hagën.
(m.a/BalkanWeb)