E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Salla e banjës"në Teatrin KombëtarDitën e Grave

TIRANE- Në skenën e sallës së vogël të Teatrit Kombëtar në Tiranë do të ngjitet premiera e komedisë franceze “Salla e banjës” e autores Astrid Veillon me regji të Inis Gjonit, në datat 8 9, 10, 11 dhe 12 mars, ora 19:00. Në këtë komedi krahas aktores së njohur të kinematografisë dhe teatrit nga Fieri, Hajrie Rondo, do të luajnë edhe aktoret e reja Niada Saliasi, Marsela Lena dhe Klara Shehu. Ngjarjet e komedisë “Salla e banjës” fillojnë me një ditëlindje, ku vijnë shoqet e njërës prej vajzave të shtëpisë për vizitë, të cilat bisedojnë për shumë halle dhe probleme që kanë sot femrat në raport me meshkujt. Aktorja Saliasi në këtë komedi interpreton rolin e Kokosë, e cila është dhe mikesha e tyre. Koko është një aventuriere, por brenda saj thellë-thellë ka dëshirë të madhe për të pasur një familje Komedia “Salla e banjës”, e cila shfaqet në ditën ndërkombëtare të gruas, përçon mesazhin se çdo kush ka nevojë të marrë dhe të dhurojë dashuri. Astrid Veillon, autorja e veprës, është e njohur për dramaturgjinë e saj në skenat e botës. Regjisorja Inis Gjoni pak kohë më parë i është prezantuar publikut edhe me monodramën “Vdekja e një mbretëreshe” të Rexhep Qoses.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›