“Skandali Terri” Vanesa Perronsel lidhje me 5 lojtarë të çelsit
LONDER- Skandali “Xhon Terri-Vanesa Perronsel” ka marrë përmasa të tjera, teksa tabloidi “The Sun” ka zbuluar se ish-e fejuara e Uejn Brixh ka patur raporte edhe me disa futbollistë të tjerë të çelsit. Përveç kapitenit Terri, modelja franceze që reklamon të brendshmet ka patur raporte seksuale edhe me Adrian Mutu e Eidur Gudjonsen, plus një lojtar tjetër, emri i të cilit ende nuk është zbuluar. Lidhjet e saj me lojtarët e klubit londinez datojnë në vitin 2003, kur ajo punonte në Elysium Night Club” të kryeqytetit anglez. Aty ajo takoi islandezin Eidur Gudjonsen, në atë kohë i martuar. Gudjonsen, baba i 3 fëmijëve, kaloi një natë me Vanesën në shtëpinë e saj në Fulham, duke u larguar në 5 të mëngjesit. Perronsel kaloi 5 muaj duke punuar në zonën VIP të klubit, që tashmë është i mbyllur, dhe ishte e preferuara e lojtarëve të çelsit. “Vanesa punonte 3 net në javë në klub, të mërkurave, të premteve dhe të shtunave, kur lojtarët ishin përqark, - tha një ish-koleg i francezes në klubin e natës. – Futbollistët e çelsit e kishin shumë qejf atë dhe gjithnjë porosisnin shampanjë “Cristal” dhe vodka. Ata ishin shpenzues të mëdhenj dhe linin shumë bakshish. Vanesa merrte 150 stërlina në natë që punonte në klub, ndërsa merrte edhe 150 stërlina të tjera bakshish në natë”, shtoi dëshmitar. Por, edhe Xhon Terri ka tërhequr vëmendjen e bukuroshes franceze, megjithatë ajo ka patur një lidhje intensive me Adrian Mutu. Kjo lidhje përfundoi kur rumuni u largua nga çelsi për shkak të përdorimit të kokainës. Por, modelja ka patur një lidhje edhe me një futbollist të pestë të çelsit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përpara se të takonte Uejn Brixh. Ai e mori Vanesa Perronsel në shtëpinë e tij 1 milionë stërlinëshe, kur ajo mbeti shtatzënë me Xhejdonin. Por, pas kësaj, ajo pati edhe një lidhje 4 mujore me Xhon Terrin, i cili më pas i pagoi edhe abortin pasi e la shtatzënë. Ky skandal i publikuar në mediat angleze ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, madje Terri rrezikon të humbasë shiritin e kapitenit. Ai dhe Uejn Brixh ishin dy shokë të ngushtë, madje mediat angleze kanë publikuar edhe foto kur dy çiftet kalonin fundjavat bashkë. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)