E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata “Vorio Epiri” i bashkohet korit antishqiptar grek

ATHINË- Thellohet skandali i thirrjeve antishqiptare gjatë paradës së festës Kombëtare të Greqisë. News 24 ka siguruar foto të shoqatës së “Vorio Epirit”, e cila parakalonte bashkë me ushtarët grekë në paradë. Anëtarët e kësaj shoqate mbanin parrullën “Epirin se falim”, duke thelluar më tej racizmin grek për shqiptarët.

“Vorio Epiri” është një shoqatë ekstremiste greke që ka pretendime territoriale, në jug të Shqipërisë prej shumë dekadash.Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se gjithcka ka ndodhur para zyrës së presidentit Papulias.

Koreve raciste dhe ksenfobe iu bashkuan edhe ekstremistët e "Vorio Epirit" të grupuar në shoqatën e tyre dhe me flamujt e shtetit që ata pretendojnë, shtet ky që nuk ka ekzistuar kurrë. Në parrullat që mbanin në duar lexohet greqisht "Epirin e veriut , nuk e shes dhe nuk harroj”.

Gjatë paradës për festën Kombëtare, më 25 Mars, Forcat Speciale të ushtrisë greke lëshuan thirrje të rënda antishqiptare, duke kërcënuar edhe me pirje gjaku. Përpara presidentit Papulias u dëgjuan thirrjet “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” – si edhe, “Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›