“Të jetosh ndershëm” vs “kopil i madh”!!
Një shkresë e nënshkruar prej meje dhe një tjetër e nënshkruar nga deputeti Dalipi, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit-punonjësi më i lartë civil në atë institucion- për pak sa nuk rikthehu edhe një herë një debat moral. Dikush tentoi, por u zmbraps. Në fakt do më kish pëlqyer shumë. Në thelb të tij do të ishte marrëdhënia me ligjin dhe unë mendoj se analiza mbi këtë marrëdhënie i vlen Shqipërisë. Nisur nga secili prej nesh, si qytetar, ngjitur shkallë pas shkalle deri si politikanë (qenie superiore kjo në Shqipëri).
Të jetosh sipas ligjit-ligjeve që rregullojnë organizimin e brendshëm të një shteti, komuniteti, do të thotë t’i njohësh e domosdo t’i zbatosh ato. Nuk është e lehtë! Veçanërisht në Shqipëri, kultura e ligjit mungon. Të jetosh sipas ligjit do të thotë “të jetosh ndershëm”. “Të jetosh ndershëm” të bën qytetar! Qytetari sipas ligjit ka një sërë detyrimesh, të përditshme, të përmuajshme për çdo vit jetë. Në marrëdhënie me vetë shtetin, institucionet qendrore apo vendore, agjencitë ligjzbatuese, shërbimet publike, punëdhënësin por edhe me shoqërinë, komunitetin ku bën pjesë. Një pjesë e kësaj marrëdhënieje bëhet edhe më e ndërlikuar për shkak se përkthehet edhe në përfitime e detyrime financiare.
Për një politikan, deputet, kjo marrëdhënie në raport me ligjin bëhet edhe më e rëndësishme. Merr vlerën e shembullit. E ndërtuar në bazë të ligjit dhe me të ardhura të ligjshme ajo është në bebe të syrit e në majë të gjuhës së kujtdo. Hetohet por edhe ndalohet të hetohet, mbi të dëshmohet por edhe shpifet, aq sa tani besimi në një marrëdhënie të ndershme thuajse është shkatërruar. E vërtetë është se këtu, të paguhesh nga një rrogë e ligjshme, me të të paguash taksat, faturat e shërbimeve edhe kur ato të vjedhin e kërdisin, një mori detyrimesh vendore disa edhe të pakuptimta, t’i bësh sipas ligjit, nuk vlen.
Tek ne, të gjithë ndjejnë në lëkurë një kulturë tjetër. Duhet t’ia hedhësh shtetit si zakonisht, të gënjesh institucionet si sjellje e natyrshme, t’iu fshihesh agjencive ligjzbatuese, madje t’i blesh, t’u ikësh detyrimeve ligjore si sfidë, taksat të mos i paguash e nga kjo të bësh para, faturat t’i grisësh apo faturëbërësit t’i korruptosh deri në amnistinë e radhës, paratë e paligjshme duhet të jenë gjithnjë më shumë se sa paratë e ligjshme, pasurinë-pronën duhet ta “bësh” e “zësh”, jo “ta fitosh” e “trashëgosh” siç thotë Kushtetuta! Ky është “Sistemi” i FAMILJES dhe kjo është “kultura” në modë! Nëse je pjese e tij dhe zotëron këtë “kulturë” quhesh “mret”, “njësh”, “kopil i madh”, i zoti me një fjalë! Po nuk e pate tënden këtë kulturë nuk ke moral sepse morali, sundues si referim është ky tjetri! Kjo ka ndryshuar sistemin tonë të referimit, si shoqëri, ai tashmë është përmbys! Kjo kulturë “ligjore” dhe “të ardhurat e paligjshme” shoqërojnë sot sistemin politik në Shqipëri. Ky sistem ka ngritur koracë mbrojtëse për këtë nivel “mirëqenie”! “Kultura e pandëshkueshmërisë” - e shquan si të tillë Raporti i BE-së! Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetët, administratorët, më tej gjyqtarët, prokurorët, kontrollorët, policët gjithëllojesh janë përgjegjësit në këtë sistem! Shqipëria e sotme, e korruptuar anembanë është Shqipëria e tyre. “Sistemi”, kryevepra e tyre.
Po ndalem tek “deputetët” meqë dhe debati nisi këtu. Kushtetuta e Republikës ka sanksionuar qartë në nenin 70, pika 2,3: “Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj”. “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Ligji tek i cili Kushtetuta të adreson për “raste të tjera” kufizimi të deputetit është Ligji nr 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Në nenin 28 të tij, “Kufizimet për deputetin”, thuhet: “Deputeti: a)nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse; b)nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë në një detyrë tjetër; c)nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg”. Pra një deputet ka detyrën e vetme të përfaqësimit të zgjedhësve përmes ligjbërjes dhe kontrollit të qeverisjes dhe nuk mund të ushtrojë asnjë detyre e aktivitet tjetër fitimprurës! Këto kufizime kushtetuese e ligjore janë “vija e kuqe” përtej së cilës një deputet mund të bëj të ardhura të paligjshme por dhe krim. Është e qartë se një deputet duhet të jetojë, funksionojë e veprojë kështu, në bazë të Kushtetutës dhe këtij Ligji. Nuk ka tolerancë për të. Ndryshe, nëse e çara nis që këtu “sipër”, korrupsioni bëhet kapilar dhe pa diskutim mënyrë qeverisjeje. Por dhe jetese, mbi të gjitha. Shembulli në të tilla nivele ka efektin e dallgës që përmbyt bregun dhe ky është i lumtur për këtë në kohë “thatësire”, siç tani në mot krize! Shqetësimi për të sqaruar në detaje, ligjërisht, statusin e një deputeti nis këtu. Një qytetar që nuk është deputet, është i lirë të merret me çdo gjë të ligjshme. Kjo liri nuk është për deputetin. Unë-fjala bie-dua të jetoj ndershmërisht, (këtë kam bërë në këto 37 vite) të kem lirinë time si qytetar nëse nuk jam deputet, por të zbatoj çdo gërmë të ligjit nëse jam i tillë. Këtë liri nuk mund ta përdor pa qenë i qartë dhe i sigurt-siguri ligjore, jo të çalë- për statusin tim juridik. Shkurt, nuk dua të shkel ligjin nëse jam deputet! Mbi të gjitha nuk dua të më qëllojë me baltë çdo soj baltëhedhësi zyrtar, për shkak të paditurisë së tij/saj për të interpretuar ligjin. Por nuk dua as të më kufizojnë liritë e mia nëse nuk jam deputet, thjesht prej ligësisë që ka ngritur krye pranë një zonje topalle në njohuri, si strategji politike për të shtrënguar e poshtëruar njerëzit e opozitës, me të cilët ajo ka një betejë: Betejën për ligjshmëri!
Ky është thelbi i çështjes. Ai natyrisht që vë në vështirësi “FAMILJEN” dhe ‘Sistemin” e saj. FAMILJA ndjehet e sulmuar nga kërkesa për të jetuar ndershëm. Lagjia jonë politike është e përmbytur me paligjshmëri. Ju tregova më sipër se “sistemi” ka ndërtuar dhe ia ka arritur të bëjë sunduese “kulturën e antiligjit” dhe të “të ardhurave të paligjshme”. Për fat të keq një pjesë e madhe e shoqërisë ka nisur të mendoje si “Sistemi”. Të ardhurat e paligjshme janë mendimi normal i shumicës. Rezistenca është shumë e vogël, aq sa tani gjej shumë njerëz që janë gati të heqin dorë nga ligji. Kjo do të jetë e përbindshme.
Por kjo është edhe arsyeja pse kauza e ligjshmërisë u shty menjëherë tek rroga! Më tej u tregua si çështje morali për një opozitë në betejë për votën e lirë! Dua të ndalem këtu.
Nisur nga kufizimet kushtetuese dhe ligjore, të ardhurat e ligjshme janë paraparë në ligj si elementi më i dukshëm i kontrollit të veprimtarisë së një deputeti. Ato duhet të dëshmojnë mbi ndershmërinë apo korrupsionin në funksionin e përditshëm të deputetit. Statusi i qartë, në raport me kufizimet e cituara më lart është i rëndësishëm.
Por në kuptim të statusit, vetëm marrëdhënia financiare është shumë pak. Në ligjin nr.8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, neni 2, pika 2 thuhet: “Me status të deputetit kuptohet pozicioni që ka ai në marrëdhënie juridike, në marrëdhëniet me organet administrative shtetërore dhe organet e qeverisjes vendore, si dhe të drejtat dhe detyrimet financiare dhe protokollare”. Ligji detajohet në nene që bëjnë të qartë marrëdhëniet, veçmas të drejtat e deputetit në përmbushje të detyrës së tij të përfaqësimit në raport me zgjedhësit përballë ekzekutivit, në nisje nga qeveria! Sot kjo marrëdhënie ligjore është kufizuar ekstremisht për deputetët e opozitës nga injoranca e çalë dhe veprimi i qëllimshëm i zonjës Jozefinë. Ne shkatërrim të parlamentarizmit e në dëm të popullit, gjithnjë! Imagjinoni, për të dërguar një shkresë zyrtare për qëllime informimi në një Ministri, protokollimi i saj bëhet me firmë të Topallit! Nëse do, ajo ndodh, nëse s’do, kjo e drejtë ligjore kufizohet me qejf! Hera e fundit kur ka ndodhur kjo, ka qenë në një datë me shkresë-kërkesën për të sqaruar statusin!
Pra është më shumë se rroga! Por kjo nuk do të thotë se unë duhet të kem turp të them: unë jetoj me rrogë! Nuk kam pikën e turpit ta përsëris e përsëris e të mos lodhem, këtë. Nuk më vjen turp të them se unë jetoj si 3 milionë shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, që jetojnë me rrogë e pensione të ndershme! Nuk është turp të jetosh me rrogë edhe pse je deputet! Këtë e them për të gjithë përqeshësit e këtyre dy ditëve, pjesë e kulturës mizerabël të “antiligjit” e të “ardhurave të paligjshme”, të djathtë por edhe një takëmi biznesplotë të majtë, të një takëmi biznesplotë të majtë që mendon se PS vjedh rreth e përqark pakicës së tyre! Turp është të jetosh si 20 shqiptarë, pjesë e FAMILJES, në ingranazhin e “Sistemit”! Turp është të jetosh si Sali Berisha, Ilir Meta, Lul Basha, Genc Pollo, Ridvan Bode, Arben Imami, Genc Ruli, Fatmir Mediu, Adrian Fullani etj, pjesë e FAMILJES politike në pushtet, të cilët bëjnë ligj për t’i dhënë vetes trojet më me vlerë të këtij vendi, si pasuri të tyre, madje duke i bërë vetes edhe sconto 20% si për ditë feste! Turp është të jetosh si Sali Berisha, Argita Berisha, Shkëlzen Berisha, Jamarbër Berisha, Agim Berisha, Rrahman Berisha, pjesë e FAMILJES biologjike në pushtet, përfshirë në afera të paligjshme qeverie, me produkt përfitime të paligjshme, por të ndjekur në çdo cep të këtij vendi nga njerëz të ndershëm, të cenuar e grabitur në të drejtat e pronat e tyre të ligjshme!
“Të jetosh ndershëm” nuk i heq asgjë kauzës së opozitës! Nuk e dëmton! Nuk e banalizon! Kauzës i shton njerëz të ndershëm. Kjo kauzë ka nevojë për të tillë! Sepse u ndërtua si e tillë ndaj antiligjit që cënoi zgjedhjet, i vodhi ato. Është në shtratin e saj natyral sepse është kauzë për ligjshmëri. Kauza për zgjedhje të ndershme është së pari kauzë për të rikthyer në shtet “kulturën e ligjit”! Kjo është betejë për të. “Të jetosh ndershëm” sot është një alternativë për të përmbysur “sistemin e korrupsionit” të FAMILJES! Përmes tij u krye operacioni më i madh i vjedhjes pa zhurmë të votave, që prej vitit 1992!
PS: 9 ditë më parë i dërgova një shkresë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, si punonjësi më i lartë civil, i paraparë nga ligji si jo politik, me këtë përmbajtje: “Për nevoja juridike e gjyqësore, ju lutem sqaroni marrëdhënien time juridike e ekonomike në raport me Kuvendin e Shqipërisë”. Kaq! E ftoja që këtë sqarim ta bënte në përputhje e në raport me nevojat që parasheh Kushtetuta e ligji, te cilëve iu referova në këtë shkrim!
Këtë sqarim e bëj për gjithkënd që këto dy ditë foli e shkruajti për këtë shkresë pa e parë me sy, pa e lexuar, pa e kuptuar, gënjeu i nxitur e me burim të çalë Kuvendin e zonjës Jozefinë.