E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis zbatimi i sistemit të referimit në Poliklinika

TIRANE- Ka filluar të zbatohet rreptësisht nga të gjitha Poliklinikat e kryeqytetit sistemi i ri i referimit. Të gjitha qendrat shëndetësore të Tiranës që prej datës 27 tetor kur kanë marrë edhe paketën e re të këtij sistemi kanë filluar zbatimin e saj në praktikë.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore numër 10 Shpëtim Kazazi thotë se të gjithë pacientët qofshin ata të siguruar ose jo janë trajtuar sipas udhëzimit të ministrit duke pasur në disa raste edhe debate mes pacientëve dhe personelit shëndetësor.

Në orët e para të mëngjesit në disa qendra shëndetësore në Tiranë, tek 4, 9, 10, 8, ka ndodhur një fenomen që haset rëndom në Shqipëri. Për arsye të prerjes së faturave në sportele janë krijuar rradhë të gjata me pacientë të cilët prisnin për të prerë faturën e më pas për të marrë shërbimin shëndetësor. Bluzat e bardha në këto Poliklinika shprehen se këto rradhë krijohen për shkak se edhe pacientët e siguruar duhet të presin faturë me tarifë zero, një procedurë që për ta nuk është normale dhe shkakton kaos.
(e.n/B.Ajazi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›