Perleshje fizike dhe tentim vrasje

Në Prizren, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij Mercedes me targa SG-246-66 një i dyshuar i panjohur i cili ishte duke qarkulluar po ashtu me veturë, janë ndaluar në rrugë dhe pas një debati të shkurtë e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në ndihmë viktimës i ka ardhur edhe viktima e dytë mashkull shqiptar me ç'rast i dyshuari në praninë e disa personave të tjerë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturave të dy viktimave, me çrast në njërën nga veturat shkakton dëme materiale ndërsa lëndime nga të shtënat me armë zjarri nuk janë shkaktuar. I dyshuari pastaj është larguar në drejtim të panjohur./Indeksonline/