“The Wolverine” mbërrin gjatë fundjavës në kinema
TIRANË- Më 26 korrik mbërrin në kinema Milenium, personazhi më legjendar i universit X-Men, me kockat dhe duart e pazakonta por edhe një zemërim të madh. Është “The Wolverine” në 3D që fillon projeksionet këtë fundjavë njëherazi me kinematë amerikane. Vijim i serisë me mutantë, ky është filmi i dytë që i kushtohet tërësisht Wolverine, emri i vërtetë i të cilit është James Hoëlett shkurt Logan, pas “X-Men Origjina – Wolverine” të vitit 2009.
Këtë personazh e sjell sërish Hugh Jackman, aktori australian ndër më të paguarit në Hollivud i cili shënon të gjashtën pjesmarrje në këtë sagë. Në krah të tij janë edhe aktorët oriental mes të cilëve Hiroyuki Sanada, Hal Yamanouchi, Ëill Yun Lee, Brian Tee, Rila Fukushima e Tao Okamoto.
“The Wolverine” ka pësuar mjaft ndryshime në krahasim me episode e tjera, përvec ndryshimit që ka në regji. Në regji është James Mangold, autor i dramës “Girls interrupted”, 1999 dhe komedisë “Kate & Leopold”, 2001. Filmi i parë që i kushtohet X-Men është drejtuar nga Bryan Singer dhe daton në vitin 2000. Më pas seria vijoi derisa u shndërrua në një triologji, në të cilën rrëfehej drejtimi i një grupi mutantësh të drejtuar nga profesor Xavier. Wolverine në të gjitha episodet e tij është interpretuar nga Hugh Jackman
Historia bazohet në harkun narrativ të vizatimorit të Marvel në të cilin Logan mbërrin në Japoni, ku për herë të fundit ka qenë gjatë luftës së dytë botërore dhe që sot paraqet një panoramë plot me jakuzi dhe samurai. Në arrati së bashku me një trashëgimtare të bukur dhe misterioze, duke iu dashur që për herë të parë të ndeshet me të qenit i vdekshëm, do të shkojë deri në limitet e fundit fizikisht dhe psikologjikisht, sic nuk i ka ndodhur në jetën e tij më parë. Në udhëtimin e tij të rrezikshëm për të rizbuluar heroin e fshehur brenda tij Logan duhe të përballet jo vetëm me armiq të rrezikshëm, qofshin këta njerëz apo mutant, por edhe me fantazmat e të shkuarës së tij. Kur Ëolverine kryqëzon kockat e hekurta të duarve të tij me shpatat e samurajve, duke luftuar në një labirint dashurish, tradhëtish dhe nderi do të zbulojë cmimin e pavdekësisë.
Skeda e filmit
Titulli: The Wolverine (2013)
Regjia: James Mangold
Skenari: Mark Bomback, Scott Frank
Aktorë: Hugh Jackman, Famke Janssen, Ëill Yun Lee
Gjinia: Aksion, Aventurë, fantazi
Kohëzgjatja: 126 minuta.
(m.a/ata/BalkanWeb)