Katër shqiptar kapën në pritë me 63,5 kg marihuanë

Në pritën e organizuar nga policia kroate, në vendin e quajtur Vitalina, na rajonin e komunës së Konavles, pjestarët e policisë kroate kanë kapur katër shtetas shqiptar me 63.5 kg drogë-marihuanë- ka njoftuar policia e rajonit Dubrovnik-Neretvë.
Sipas policisë, çmimi në treg i këtyre 60 pakove ku janë 63.5 kg, arrinë në 950 kuna të kroacisë, -rreth 150 mijë euro, ndërsa në shitje me pakicë, çmimi në Kroaci do të arrinte në 3 milion kuna ose rreth 500 mijë euro.
Pjestarët e policisë nga Gruda kanë qënë në pritë në rajonin ku ata kishin fshehur tri çanta në shkurre me pakot e drogës të cilat paraprakisht i kishin sjellur në këmbë. Mbrëmë rreth orës 19.45 minuta, katër shtetasit e Shqipërisë, të moshës prej 25-28 vjet, në atë vend kanë arritur me veturë me targa të Shqipërisë dhe nga shkurret kanë marrë çantat me marihuanë që më pas janë arrestuar. Ata në Kroaci kanë hyrë në vendkalimin Karasoviqi, raporton ina.
Pas ekspertizës dhe hulumtimit kriminalistik, kundër katër shtetasve të Shqipërisë, do të ngrihet procedurë penale, me akuzë se kanë kryer vepër penale të prodhimit, distribuimit dhe shitjes së drogës në mënyrë të jashtligjshme në kuadër të krimit të organizuar./Indeksonline/