Policia kërkon identitetin e tij

Më datë 9 dhjetor, në Mitrovicë, buzë lumit Ibër, është gjetur një trup i pa jetë i një personi, i gjinisë mashkullore, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Që nga dita e gjetjes së trupit të pajetë, viktima është në morgun e institutit të mjekësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa hetuesit policor kanë iniciuar rastin si “gjetje e trupit të pajetë”.
Me qëllim të identifikimit të viktimës, Policia e Kosovës, me autorizim të prokurorit publik, u bën thirrje gjithë atyre të cilët mund të kenë njohuri lidhur me personin që të ndihmojnë në procesin e identifikimit.
Viktima kishte te veshura xhins (farmerka) te kaltra, xhaketë ngjyrë krem, këmishë të bardhë, xhemper të kaltër në të mbylltë, këpucë të thella në ngjyrë kafe, sy të gjelbër, i gjate 1.75 cm, ndërsa në dorën e djathtë ka një tatuazhë. Mosha e tij e panjohur, është mbështetur në vlerësimin e bërë nga pamja e ndërtimit të fizikut të tij ndërsa është supozuar të jetë rreth 45 vjeç./Indeksonline/