libra
Pylli norvegjez
Haruki Murakami
Botues Skanderbeg Books perktheu Etta Klosi
Roman 318 faqe 1500 Leke
Toru nje student i urte jeton ne Tokio dhe i eshte kushtuar Naokos nje vajze te bukur por teper melankolike. Ndjenjat e tyre ndikohen nga vdekja tragjike e shokut te tyre me te ngushte. Nje roman ku perzihen muzika emocionet dhe erosi me te cilat kane qene dominuar vitet 60.
Kalda - histori nen lekure
Edo Popovic
Botues Ideart perktheu Milena Selimi
Roman faqe 236 9 Leke
Perseri ne vitet 60 te shekullit te kaluar nga pena e nje autori kroat. Ne keto vite e cojne kujtimet personazhin kryesor fotografi Ivan Kalda. Ajo kohe i shfaq Ivanit dashurine e zymte shperfilljen mungesen e lirise dhe perspektiven e nje njeriu qe rritet pa harruar asgje prej atyre qe i lane gjurme mbi lekure.
Asgje me rendesi
Justine Levy
Botues Dituria perktheu Edit Dibra
Roman 144 faqe 600 Leke
Luiza dhe Adriani nje dashuri qe duket e perjetshme dhe qe papritmas shkermoqet. Per Luizen do te jete e veshtire qe te kthehet nga humnera e depresionit. Sigurisht qe nuk jane histori me te cilat mund te behen kryevepra letrare por lexuesi i interesuar do te gjeje te romani i autores se re franceze nje deshire per rimekembje qe sherben per ta pare jeten me tjeter sy.
Sashenka
Simon Montefiore
Botues 55 perktheu Ergys Petriti
Roman 600 faqe 2100 Leke
Perandoria ruse ngjarjet e medha triumfet dhe tragjedite e historise se saj te shekullit te njezete dhe si u perball me to nje familje e zakonshme. Autori anglez Simon Montefiore e prezanton Sashenken qe sapo eshte hedhur ne qarkullim me kater libra te tjere ne shqipe sot ora 18.00 ne Sheraton.