Cilat jane 110 mije familjet e tjera qe perfiyojne nga falja
TIRAN- Qeveria eshte duke ndermarre se fundimi amnistine fiskale per realizimin e te ciles ekspertet e ekonomise shprehen se nevojitet nje pakt moral i shoqerise pasi do te falen ata qe nuk kane paguar dhe ne kete rast duhet mirekuptimi i atyre qe kane paguar. Pjese e amnistise do te jete edhe falja e faturave te papaguara per familjet ne nevoje sipas Kryeministrit Berisha shkojne ne rreth 270 mije.
Sot ne vendosim faljen e detyrimeve ndaj OSSH-se KESH-it deri ne diten kur kontrata e firmosur midis OSSH-se dhe CEZ-it ndane borxhet. Pjesa e borxhit e mbetur ne KESH ne institucionin e energjise prej saj 380 miliarde leke te vjetra apo 400 milione dollare jane borxhe te konsumatoreve familjare.
Jane pothuajse 98 per qind detyrime te shtresave ne nevoje. E verteta eshte qe detyrues per faturat e energjise jane 270 mije familje shqiptare. Keto jane familje ne ndihme ekonomike jane pensioniste pa burime te tjera te ardhurash pervec pensionit te tyre jane gra kryefamiljare jetime invalide.
Pra shtresat me ne nevoje te popullates te cilet nuk kane mundur te shlyejne kete detyrim. Qeveria vendos te fale kete barre te rende qe bie mbi ta dhe qe po te mesatarizohet arrin vleren rreth 1407 dollare per familje - do te shprehej ai disa jave me pare ne mbledhje qeverie.
Shifrat
Kjo shifer duket disi e ekzagjeruar nese ballafaqohet me shifrat zyrtare te varferise ne vend. Referuar te dhenave zyrtare te Institutit te Statistikave per Trendin e Varferise ne vitet 2002 2005 dhe 2008 mesojme se deri ne fund te vitit 2008 numri i te varferve ne Shqiperi eshte ulur deri ne nivelin e 12.4 per qind. Pra ne total ne fshatrat dhe qytetet e vendit mesatarisht 12.4 per qind e banoreve jane te varfer dhe rrjedhimisht perfitojne nga ndihma ekonomike.
Nese vijojme ti referohemi te dhenave te INSTAT-it ne shifra kjo per qindje do te perkthehej keshtu Ne total ne te gjithe vendin jane 373 137 te varfer nga keto 1223 085 jetojne ne fshat dhe 150 052 te tjere jetojne ne qytet.
Nga ana tjeter te dhenat e Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale bejne te ditur se deri ne fund te vitit 2010 numri i familjeve qe marrin ndihme ekonomike ka qene rreth 98 mije. Kjo shifer eshte e pakrahasueshme me numrin prej 270 mije familjesh ne nevoje qe permendi Kryeministri Berisha kur dha lajmin se do te falen faturat e papaguara te energjise elektrike.
Ky eshte vetem numri i atyre qe perfitojne ndihme ekonomike dhe nuk kane mundesi per te paguar nderkohe qe pjese e vendimit per faljen e faturave te papaguara te energjise elektrike jane edhe grate kryefamiljare jetimet invalidet etj.
Perfituesit
Burimi me i madh i jetimeve ku burrat vdesin dhe kryefamiljare mbesin grate eshte lufta. Po ashtu lufta eshte burimi kryesor edhe i invalideve. Per fat te mire ne Shqiperi nuk ka lufte qe prej vitit 1944 kur perfundoi lufta e dyte boterore.
Qe prej atehere burimi kryesor i grave kryefamiljare kane qene divorcet. Te dhenat tregojne qe ato jane rritur ndjeshem gjate viteve te fundit. Deri ne fund te vitit 2008 ne Shqiperi jane ndare rreth 6 110 cifte duke sjelle rrjedhimisht edhe maksimumi 3 055 gra kryefamiljare nese marrim te mireqene qe te gjithe ciftet kane pasur femije.
Nese te dhenat e divorceve per vitin 2008 merren si nje mesatare e divorceve pergjate ketyre 20 viteve te fundit perllogaritet te jene rreth 61 100 gra kryefamiljare. Nese kesaj shifre i shtojme edhe numrin prej rreth 98 mije familjeve te varfra shuma e ketyre te dyjave perseri nuk mund te krahasohet me numrin prej 270 mije familjeve qe iu jane falur faturat e prapambetura te energjise elektrike.
Nje total bejne rreth 159 100 familje te cilat jane ne nevoje ekonomike dhe per rrjedhoje iu falen faturat e papaguara ceshtja ka te beje me faktin se kush jane 110 mije familjet e tjera te cilet perfitojne nga falja njesoj si ata qe jane ne varferi. Zyrtarisht ato nuk rezultojne te perfshira ne programin e ndihmes ekonomike cka do te thote se normalisht kane aftesi per te paguar.
shte rritur varferia
Pergjate dy-tre viteve te fundit sipas te dhenave te qeverise dhe INSTAT-it vendi ka pasur nje rritje te pelqyeshme ekonomike ne raport me vendet e tjera cka ne radhe te pare perkthehet ne me shume te ardhura per shqiptaret duke bere qe te dalin nga varferia nje numer i madh familjesh.
Nese zyrtarisht kemi rreth 98 mije familje qe perfitojne ndihme ekonomike ndersa Kryeministri shprehet se jane rreth 270 mije familje ne nevoje ne kete rast lind pyetja nese kemi te bejme me shtim te varferise edhe pse vendi ka shenuar rritje progresive ekonomike gjate viteve te fundit
Buxheti i vitit 2011 ka parashikuar nje vlere prej 17.1 miliarde lekesh ose sa 1.3 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto ne zerin e shpenzimeve per dhenien e ndihmes ekonomike ose sa 1.3 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto.
Si matet varferia
Ne kategorine e individeve te varfer hyjne te gjithe ata te cilet jetojne me nje nivel te ardhurash prej me pak se 4 891 leke ne muaj. Kjo kategori quhet edhe si popullsia qe jeton ne varferi absolute. Ka edhe nje kategori tjeter te cilet jane edhe me te varfer. Jane kategoria e personave qe kane veshtiresi ne permbushjen e nevojave baze ushqimore te cilet quhen dhe personat ne varferi ekstreme.
Jane keto dy kategori ne te cilet funksionon edhe programi i ndihmes ekonomike nga buxheti i shtetit. Sipas te dhenave rezulton se deri ne fund te vitit 2008 rreth 12.4 per qind e popullsise jeton nen kufirin prej 4 891 lekesh ne muaj.
Borxhi ndaj KESH-it borxhi i vdekur
Borxhi i cili mendohet te falet eshte ai qe daton deri para privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes nga kompania ceke CEZ. Per sa i perket borxhit te akumuluar pas kesaj date pergjegjese per mbledhjen e tij eshte CEZ Shperndarja. Jane rreth 400 milione dollare te cilat shqiptaret nuk i kane paguar KESH-it kur ai administronte edhe shperndarjen dhe as Operatorit te Sistemit te Shperndarjes kur ndermarrjet shteterore u ndane.
Ne lidhje me kete ka prej atyre qe e njohin mire sektorin e energjetikes te cilet shprehen se ky borxh realisht eshte nje borxh i vdekur pasi eshte tentuar disa here per tu mbledhur dhe nuk i eshte arritur qellimit. Sipas tyre realisht qeveria nuk ka se cte fale ne kete rast.
Pas privatizimit te OSSH-se i vetmi borxh qe iu eshte kerkuar te paguajne qytetaret eshte ai i akumuluar pasi shperndarjen e mori CEZ-i ndersa nuk eshte folur me per detyrimet e papaguara qe datojne nga fillimi i viteve 90.