Raporti i delegatëve, Dash Sula qëlloi me armë dhe më pas la një pistoletë lodër
Raporti i delegatëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, arbitrave dhe vëzhguesve, vërteton se deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka qëlluar me pistoletë në dhomat e zhveshjes.
Sipas raportit, ai ka hyrë në dhomat e zhveshjes, ka kërcënuar arbitrat dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në tualetin e kësaj dhome.
Më pas, për të zbutur atë që ka bërë, Sula ka dërguar disa njerëz që të lënë një pistoletë lodër në atë dhomë. Pavarësisht raportit të delegatëve të FSHF-së, policia e mohon këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Dashnor Sula është paraqitur në Komisionin e Ligjeve, ku është akuzuar nga deputeti saocialist, Bashkim Fino, që i ka kërkuar të largohet nga salla, pas asaj që ka bërë.
Debati i plotë, sipas Shqiptares:
Fino: Ta heqim Dashnor Sulën nga Komisioni i Ligjeve.
Sula: S’ jam si ju hajdut që vidhni dhe nuk jepni dorëheqje.
Mos më detyro t’i kthehem 24 korrikut që çuat policinë në Lazarat
Fino: S’e bëre mirë.
Sula: S’e kam bërë kurrë që kam qëlluar.
Fino: Do ta nxjerrë federata.
Sula: Jam mësuar të dëgjoj të shpifni, ku vajti plumbi, këto janë çmendurira.
Tritan Shehu: Mos bjer pre e socialistëve
Sula: Jo, jo, nuk bie pre.