E Diel, 1 Nëntor 2026

Çlirimi i Shqipërisë nga morsa e krimit të organizuar

Fron Nahzi/ Specialist i Zhvillimeve Ndërkombëtare

-Kryeministri i sapozgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama, ka trashëguar një qeveri dhe një vend në buzë të kolapsit social dhe financiar. Partia Demorkatike që është në ikje, i shteri financiat e shtetit, forcoi lidhjet mes qeverisë dhe mafies dhe krijoi një shtet të sunduar nga vullneti i partisë. Në mënyrë që të stabilizojë gjendjen financiare dhe të tërheqë investimet ndërkombëtare, aq shumë të nevojshme, Rama e ka bërë luftën ndaj korrupsionit prioritetin e tij kryesor. Pavarësisht nëse ka hedhur supeve veshjen e supermenit, ai do të ketë nevojë për ndihmën e menjëhershme dhe të qëndrueshme nga qeveritë e tjetra. SHBA-ja dhe BE-ja, të cilën Shqipëria aspiron që t’i bashkohet, duhet që të qëndrojnë në kritikat e tyre për korrupsion duke u përfshirë aktivisht në luftën ndaj tij. Ato duhet të ndalin së bëri rolin e nxitësit të tifozerisë për qeverisje të mirë dhe të bashkojnë forcat për të këputur tentakulat e mafies shqiptare edhe kështu të shpërndara thellë... Që të këpusë këtë nyje, Edi Rama ka nevojë për ndihmë. Reformat e guximshme dhe të gjithanshme, nëse ai merr këtë kurs, do të kërkojnë mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe kritikë publike kur ato të ngadalësohen. Kritike është edhe monitorimi konstant me synim sigurimin se regjimi i vjetër i korruptuar nuk do të zëvendësohet nga një i ri. Përvoja e mbështetjes perëndimore për Misha Saakashvilin në Gjeorgji vlen shumë në këtë rast: Saakashvili erdhi në pushtet mbi premtime për antikorrupsionin dhe së fundmi o votua kundër pikërisht për të njëjtat abuzime. SHBA dhe BE kanë akorduar miliarda dollarë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë qëkur komunizmi u rrëzua rreth 20 vjet të shkuara. Kjo përfshinte edhe ndihmën për qeverinë shqiptare në adoptimin e politikave antikorrupsion dhe ligjeve që nëse do të zbatoheshin, do t’i jepnin fund korrupsionit dhe do t’i vinin pas hekurave shumë prej zyrtarëve të zgjedhur. Por si komuniteti ndërkombëtar, ashtu edhe shqiptarët u bashkuan në naivitetin e tyre rreth pritmërive të këtyre reformave. Shqiptarët besuan se, si çdo investitor që do të kërkojë të mbrojë investimin e vet, komuniteti ndërkombëtar do të kishte një zë më të drejtpërdrejtë rreth të ardhmes së vendit. Ata i mbështetën shpresat e tyre te Perëndimi, i parë si një lloj Lige Drejtësie e Miqve të Ngushtë, e angazhuar për drejtësinë sociale, për t’i dhënë fund tiranisë në botë dhe për të dënuar liderët e zgjedhur në momentin kur ata kalonin vijën e kuqe. Nga ana tjetër, qeveritë perëndimore shpresuan te qytetarët aktivë shqiptarë të cilët do të kërkonin transparencë dhe llogari nga qeveritë e tyre. Fatkeqësisht, Miqtë e Ngushtë, mbetën asgjë më shumë sesa një libër komik superheronjsh dhe shqiptarët u treguan ndryshe nga sa pritej të heshtur, pasivë apo flisnin për korrupsionin nisur nga pikëpamjet e tyre politike. Lideri i ri, Edi Rama ka shprehur vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Europa dhe SHBA-të nuk duhet të adoptojnë një qasje të tipit “shohim e bëjmë”, por më tepër duhet ta mbajnë Ramën të lidhur me angazhimin e tij dhe t’i bashkohen atij në marrjen e pozicioneve proaktive publike kundër bosëve të krimit të organizuar. Kjo nënkupton se ata duhet të drejtojnë përpjekjet duke shfrytëzuar zbatimin e ligjeve të tyre dhe agjencive të inteligjencës për të ndihmuar qeverinë shqiptare të identifikojë dhe ndjekë penalisht bosët mafiozë dhe mbështetësit e tyre brenda dhe jashtë qeverisë. Shqipëria nuk ka nevojë për superheronj. Ajo ka nevojë për angazhim, bindje ndaj ligjit nga ana e nëpunësve të shtetit dhe fonde për shërbimet qeveritare që përmirësojnë jetesën e qytetarëve. Fatkeqësisht kjo mund të arrihet vetëm nëse Rama do ta çlirojë Shqipërinë nga morsa e krimit të organizuar. Kjo është e mundur me ndihmën e miqve.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›