E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Arrest me burg’ për kontrollorin e doganës së Kapshticës

ELBASAN-Gjykata e Rrethit Gjyqsor Elbasan ka dhënë sot masën e sigurisë "burg pa afat“ për kontrollorin e pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë, 45 vjeçarin Ardian Çekiçi, me banim në Pogradec.

Trupi gjykues, i kryesuar nga Miranda Çekrezi, pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes, Rajmonda Berisha, ka dhënë masën " arrest me burg” për 45 vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale "shpërdorim detyre".

Në 4 janar të këtij viti, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë 45 vjeçarin Çekiçi, punonjës i policisë së pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës" si dhe "përkrahje të autorit të krimit".
Ky shtetas dyshohet se teksa kryente detyrën e Kontrollorit në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka ndihmuar dhe ka lejuar të kalojë në territorin Grek shtetasin me iniciale Bledar Muca, të dyshuar si autor të vrasjes së shtetasit Ilir Rexhepi, në 30 dhjetor të vitit të kaluar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›