Bosnja voton kandidatin për kryeministër, më 12 janar
SARAJEVE- Parlamenti i Bosnjës do të mblidhet më 12 janar për të votuar kandidatin për kryeministër të ardhshëm të Bosnjës, ekonomistin Vjekosllav Bevanda. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.
Ky i fundit pritet të marrë mbështetjen e parlamentit, si pjesë e një marrëveshjeje që i ka dhënë fund krizës 14-muajshe politike.
Në katër vitet e fundit Bevanda ishte ministër i Financave të Federatës kroate-myslimane. Nëse fiton postin, Bevanda do të ketë një muaj kohë për të formuar kabinetin e përbërë nga anëtarë të komunitetit mysliman, kroat dhe serb.
(ma.ar/BalkanWeb)