E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet ne SHBA nje i dyshuar per trafikime

Policia shqiptare nisi sot drejt SHBA-ve nje prej personave me te kerkuar nga sherbimet e emigracionit amerikan. Zyra qendrore e Interpol Tirana ekstradoi mengjesin e sotem drejt SHBA-ve shtetasin Hektor Kelmendi 53 vjec nga Peja e Kosoves me pasaporte serbe i shpallur ne kerkim nderkombetar.

Hektor Kelmendi i njohur ndryshe edhe si Deme Nikqi u shpall ne kerkim nderkombetar nga Interpol Uashingtoni pasi akuzohet per emigracion ilegal plagosje gjymtime vrasje si dhe organizim te trafiqeve njerezore.

Interpoli shqiptar beri te ditur per VOA se i shumekerkuari Hektor Kelmendi u arrestua ne fillim te tetorit 3 muaj me pare ne piken e kalimit kufitar te Morines kur po perpiqej te kalonte nga Kosova ne Shqiperi.

Verifikimet e perbashketa te eksperteve shqiptare amerikane doli se ai ishte ne kerkim nderkombetar nga Gjykata e Rajonit Lindor te Nju Jorkut qysh ne maj te vitit 2010. Ndaj Hektor Kelmendit kjo gjykate kishte leshuar urdher arresti pas dyshimeve per nxitje te te huajve per te hyre ne territorin amerikan 27 here me pasoja vdekje gjymtime dhe trafikime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›