E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Dhjetë arsye për të jetuar’

Front meni e bendit të famshëm, ‘U2’ ka zbuluar emrin e albumit të 13-të të këtij bendi e që titullohet, ’10 Reasons To Exist’.

Djemtë kanë qëndruar në studio për disa muaj dhe emri i albumit( dhjetë arsye për të ekzistuar) ka qenë një inspirim nga fakti se ata kanë qëndruar së bashku për 36 vite rresht.

Bono, i cili ndaloi punën gjatë dhjetorit për shkak që ishte i sëmurë me grip tha: “ U2 janë rikthyer dhe atë në një formë shumë të mirë. Atyre nuk u intereson nëse kjo gjë u merë dhjetë vjet kohë apo edhe nëse nuk ndodh fare. Ata thjeshtë duan ta bëjnë në mënyrë të duhur”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›